Molliqaj kërkon shkarkimin e qeverisë Kurti dhe shkuarjen në zgjedhje të reja

Aktuale

Molliqaj kërkon shkarkimin e qeverisë Kurti dhe shkuarjen në zgjedhje të reja

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 16:23
Aksioni i PSD-së

Partia Socialdemokrate me anë të një aksioni të zhvilluar tek Qeveria e Kosovës, kanë kërkuar dorëheqjen e ekzekutivit dhe shkuarjen në zgjedhje.

Në banerin e vendosur, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, paraqiteshin si karikatura, mbi tavolinë ata shiheshin me grushte kurse ndër saj ata i shtrëngonin duart.

Sot në Bruksel, në kuadër të dialogut do të diskutohet për planin franko-gjerman.

Kreu i Qeverisë sot do të ketë takime me shefin e Bashkimit Evropian të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Ai po ashtu do të ketë takim edhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat