Simiq: Serbët në Kosovë i besojnë Vuçiqit

Aktuale

Simiq: Serbët në Kosovë i besojnë Vuçiqit

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 18:45
Igor Simiq

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se serbët në Kosovë po i ndjekin me vëmendje bisedimet e sotme në Bruksel dhe se sipas tij, kanë besim të plotë te presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sepse e dinë se ai po lufton dhe po këmbëngul në luftën për mbijetesën e tyre.

Simiq tha për TV Pink se serbët po presin të dëgjojnë rezultatin e bisedimeve të sotme.

“Serbët kanë besim të plotë te presidenti Vuçiq, sepse e dinë se ai po lufton dhe po këmbëngul në luftën për mbijetesën e serbëve në Kosovë Pavarësisht se kush është përballë tij, Vuçiq e mban barrën e rëndë të luftës për interesat serbe dhe serbët në Kosovë kanë besim të plotë se ai do të luftojë për më të mirën e mundshme në këto rrethana të vështira”, tha Simiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat