Pacolli: Dy shtete të mëdha do ta njohin Kosovën

Aktuale

Pacolli: Dy shtete të mëdha do ta njohin Kosovën

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 21:23
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka thënë se shumë shpejt Kosovën do ta njohin dy shtete të mëdha.

Pacolli tha se emrat e këtyre shteteve do të bëhen publike në ditët vijim.

“Sot mund t’iu them se kam dy njohje kualitative të shteteve që e njohin pasaportën e Kosovës. Nuk kam dashur ta bëj publike dhe ato shumë shpejt do të bëhen publike.

Këto shtete, të cilat e njohin pasaportën e Kosovës, presin që delegacionet nga Kosova të shkojnë të ulen dhe të lidhin marrëdhëniet diplomatike.

Nuk mund t’i them tani, por kjo është shumë e vërtetë, ka ndodhur në 10 ditët e fundit. Janë dy njohje kualitative, dy shtete të mëdha dfhe besoj se shumë shpejt do të keni edhe emrat”, tha Pacolli në një intervistë për Euronews Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat