Bushati: Kurti dhe Vuçiq përdorën gjuhë të drunjtë, nuk janë të gatshëm ta pranojnë marrëveshjen

Aktuale

Bushati: Kurti dhe Vuçiq përdorën gjuhë të drunjtë, nuk janë të gatshëm ta pranojnë marrëveshjen

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 06:34
Andi Bushati

Për analistit Andi Bushati, takimi në Brukesel mes Kurtit dhe Vuçiqit nuk është një hap përpara për arritjen e një marrëveshjeje.

Ai tha në Euronews Albania, Bushati se Kurti dhe Vuçiç nuk treguan para mediave atë që realisht kishte ndodhur gjatë takimit.

Sipas tij, fakti që ata nuk kanë firmosur marrëveshje, tregon që nuk janë të gatshëm ta pranojnë planin franko-gjerman.

“Hap përpara në asnjë mënyrë. Të dy përdorën një gjuhë të drunjtë, më shumë për t’iu shmangur gazetarëve, se për të thënë thelbin e asaj që ka ndodhur. Opinioni ishte përgatitur që Prishtina dhe Beogradi do kishin një draft, që ose do e pranonin, ose do e linin. Është një draft që prej muajsh e diskutojnë, pra e kanë kaluar për ta riparë akoma. Fakti që nuk e kanë nënshkruar tregon që palët nuk janë të gatshëm ta pranojnë, atë që ne kemi njohur si plani franko-gjerman”, theksoi ai.

Ndërkohë, që pas katij takimi, Bashkimi Evropian kanë publikuar për herë të parë këtë propozim i cili përmban gjithsej 11 pika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat