“Të gjitha pikat, lëshime të Serbisë”, Kraki “godet” Buzhalën e Haxhiun: Ndryshimi i madh që argatët e bandave nuk duan ta shohin

Aktuale

“Të gjitha pikat, lëshime të Serbisë”, Kraki “godet” Buzhalën e Haxhiun: Ndryshimi i madh që argatët e bandave nuk duan ta shohin

Nga: A.Zh Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 11:17
Nezir Kraki

Profesori në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka reaguar pas takimit të djeshëm mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Në disa postime në llogarinë e tij në Facebook, ai ka sulmuar gazetarët Berat Buzhala dhe Baton Haxhiu, duke iu thënë atyre se nuk u realizua Asociacioni sipas dëshirës së tyre, përcjell Bota sot.

Sipas Krakit, të gjitha pikat e propozimit evropian, të cilin e ka pranuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, janë lëshime nga ana e Serbisë.

“Me fjalë tjera, propozimi franko-gjerman nuk ia kërkon Kosovës asnjë lëshim. Përkundrazi, e riafirmon Kosovën shtet sovran e të pavarur në sytë e Serbisë dhe të botës. Të gjitha pikët e atij propozimi janë lëshime nga ana serbe dhe pranim i realitetit në terren. Kjo është hera e parë në 10 vite që Kosova nuk shkon në Bruksel për interesin e Serbisë, duke e dëmtuar shtetësinë e vet. Dhe është hera e parë në një shekull e sa që Serbia zyrtare pranon të heq dorë nga pretendimi i saj mbi Kosovën.

Ky është ndryshimi i madh që argatët e bandave nuk duan ta shohin. Madje as Asociacioni nuk u realizua sipas dëshirës së tyre e vlorave të ish-pushtetit. Dhe edhe nëse realizohet një ditë diçka e tillë, kurrë versioni i ish-shefit të tyre nuk do pranohet dhe kurrë më Kosova s’do përfaqësohet nga qesharakë që lobonin për ndarjen e saj.

Cikli i tyre po merr fund bashkë me dëmet kolosale që ia kanë shkaktuar Kosovës gjithë këto vite. Kjo është pjesa më e papranueshme për ta, për fajin e tyre Kosova gati po zhbëhej dhe po dorëzohej përballë Serbisë së grenellizuar. Shikojeni ku ishim e ku jemi sot! Rikujtojeni kohën kur beratat na mbyllnin Bondsteel-in dy herë në javë, duke i kërkuar Kosovës lëshime të reja”, ka shkruar profesori.

Në një postim tjetër, ai ka ironizuar edhe me ish-emisarin amerikan Richard Grenell.

“Pashë një Zot a po kujtohet linja ajrore AirGrenell e hekurudha GrenellRail kur u patën bë amerikanë Berati e Batoni

Kanë qenë veç 2 nga sukseset që festoheheshin n’atë kohë nga komitat jarguese nëpër terrasa. Ato që sot na thonë “ku është njohja”?”, ka shkruar Nezir Kraki./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat