Hamza flet për propozimin e BE-së dhe tregon se cila është pjesa më e vështirë e këtij plani

Aktuale

Hamza flet për propozimin e BE-së dhe tregon se cila është pjesa më e vështirë e këtij plani

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 14:20
Bedri Hamza

Kryetari i Mitrovicsë dhe nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur rreth pajtueshmërisë së kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për planin franko-gjerman apo i njohur si propozimi i BE-së.

I pyetur nga gazetari, Hamza ka treguar se cila pritet të jetë pjesa më e vështirë pas pranimit të këtij plani.

Ai ka thënë se pret që të ketë vështirësi në implementimin dhe zbatimin e propozimit të BE-së.

“Tash do të thotë është ma dokument publik, unë kom pas mundësinë që ta shoh edhe ma herët këtë dokument. Eshtë dokument i pranuar prej dy palëve dhe shoh se që vështirësitë në të ardhmën munden me qënë të implementimi dhe zbatimi i këtij projekti.” – ka thënë ai.

Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pasur kritika ndaj pranimit nga ana e Kurtit të planin të BE-së.

Ai ka thënë Kosova ka humbur një mundësi që ta përmbyllë përgjithmonë konfliktin e ngrirë me Serbinë.

“Prandaj, 27 shkurti i vitit 2023, për Kosovën, me Kryeministër Albin Kurtin, shënon një mundësi të humbur për shtetin tonë që ta përmbyllë përgjithmonë konfliktin e ngrirë me Serbinë.” – ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në Facebook.

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq u pajtuan mbrëmë për planin frako-gjerman mirëpo dokumenti nuk u nënshkrua nga Vuçiq teksa Kurti tha se ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar.

Ndërkohë, në Kosovë pikat e propozimit të BE-së kanë nxitur reagime të shumta pro dhe kundër pranimit të planit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat