Këshilltari i Kurtit merret me Çitakun: Gëzohej për Zajednicën më 2013, pa pikë turpi akuzon Qeverinë

Aktuale

Këshilltari i Kurtit merret me Çitakun: Gëzohej për Zajednicën më 2013, pa pikë turpi akuzon Qeverinë

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 14:30
Jeton Zulfaj dhe Albin Kurti

Jeton Zulfaj, këshilltar i Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar figurën e Vlora Çitakut, nënkryetare e PDK-së. Në fakt, Zulfaj është marrë me një cicërimë të Çitakut në Twitter, të vitit 2013 rreth Asociacionit.

Sipas Zulfaj, Çitaku ishte gëzuar për “Zajednicën”, duke theksuar se ajo po akuzon Qeverinë Kurti pa fije turpi.

“Vlora u pat gëzuar fort kur u pat nënshkruar Zajednica me 2013. Në vend që sot ajo dhe subjekti i saj të kërkojnë falje e të ofrojnë mbështetje për të riparuar gabimin që kanë bërë, ajo pa pikë turpi akuzon qeverinë pse po pranon diçka që ata e nënshkruan. Më kontradiktor e jo-racional se kaq nuk mund të shkosh. Por ka një garë mes PDK e LDK se kush mund të shkojë më poshtë. Uroj ta fitojnë.” – shkruan Zulfaj.

Tutje, Zulfaj ka shkruar se Zajednica nuk do të behët.

“Të gëzohen që asociacioni siç e menduan, negociuan, nënshkruan e për fatin e keq të Kosovës e ratifikuan në Parlamentin e Republikës tonë me 2/3tat, ku më 2015 e avancuan në Republika Srpska, nuk do bëhet.” – shkruan tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat