Plani evropian, Jusuf Thaçi parasheh rrezikun për Kosovën: Këto pika nuk bën të pranohen assesi nga Qeveria e Kosovës

Aktuale

Plani evropian, Jusuf Thaçi parasheh rrezikun për Kosovën: Këto pika nuk bën të pranohen assesi nga Qeveria e Kosovës

Nga: N. Sh. Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 15:45
Jusuf Thaçi

Analisti politik Jusuf Thaçi e ka komentuar propozimin e marrëveshjes së BE-së për nromalizimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë se, nuk mund të ketë marrëveshej të mirë për Kosovën nëse nk është e përfshirë njohja reciproke.

Sipas tij, kjo marrëveshje është më e mirë për Kosovën sesa ato të mëhershmet që janë nënshkruar në Bruksel.

Thaçi thotë se, nenet 7 dhe 10 të kësaj marrëveshjeje janë problematike dhe potencialisht të rrezikshme për Kosovën.

Sipas tij, Zajednica/Asociacioninjë-etnik, me kompetenca ekzekutive dhe si nivel i ri qeverisës në Kosovë, si dhe eksterritorialiteti për kishën ortodokse serbe në Kosovë nuk bën të pranohen assessi nga Qeveria e Kosovës.

Postimi i plotë:

Dy-tri fjalë rreth "Propozim-marrëveshjes së BE-së për rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë", e cila u publikua mbrëmë, më 27 shkurt 2023 nga BE

1. Nuk mund të ketë marrëveshje të mirë për Kosovën nëse në të nuk është e përfshirë njohja reciproke formale (de jure) mes Kosovës e Serbisë.

2. Kjo marrëveshje është shumë më e mirë dhe më e favorshme për Kosovën se marrëveshjet e mëhershme që Kosova i ka nënshkruar me Serbinë në Bruksel.

3. Nenet 7 dhe 10 të kësaj marrëveshjeje janë problematike dhe potencialisht të rrezikshme për Kosovën. Nëse qeveria e Kosovës vazhdon të mos pranojë Zajdenicë/Asociacionnjë-etnik, me kompetenca ekzekutive dhe si nivel i ri qeverisës, si dhe të mos pranojë eksterritorialitet për kishën ortodokse serbe në Kosovë (gjëra të cilat do t'i kërkojë me patjetër Serbia), atëherë kjo marrëveshje (për shkak të këtyre dy neneve) nuk do të mund të zbatohet, përkatësisht do ta ketë fatin e njëjtë me ato dhjetëra marrëveshje që tashmë janë nënshkruar mes Kosovës e Serbisë në Bruksel dhe të cilat asnjëherë nuk janë zbatuar.

Në ndërkohë që presim për publikimin e aneksit të kësaj marrëveshjeje dhe bisedimet për përmbajtjen e tij dhe modalitetet e zbatimit të tij, një gjë duhet ta themi zëshëm:

Zajednica/Asociacioni një-etnik, me kompetenca ekzekutive dhe si nivel i ri qeverisës në Kosovë, si dhe eksterritorialiteti për kishën ortodokse serbe në Kosovë nuk bën të pranohen assessi nga Qeveria e Kosovës, pavarësisht presionit, rrethanave a pasojave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat