Halitaj: Për zbatimin e Propozimit të BE-së duhet konsensus nacional

Aktuale

Halitaj: Për zbatimin e Propozimit të BE-së duhet konsensus nacional

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 16:09
Agron Halitaj

Gazetari  Agron Halitaj ka thënë se duhet të ketë konsensus nacional për zbatimin e planit evropian, pas pajtimit të kryeministrit të Kosovës dhe president serb, Aleksandar Vuçiq të hënën në Bruksel.

Halitaj ka thënë se modeli gjermano-gjerman në të cilin është i bazuar edhe propozimi i BE-së, më përjashtim të pikës 7 dhe 10, ka qenë si opsion dhe në të kaluarën, por që sipas tij, qeveritë e mëhershme  nuk e kanë parë  si të favorshëm.

Por tash kur kryeministri Kurti ka pranuar këtë plan ai thotë se për jetësimin e tij duhet të ketë konsensus nacional.

“Modeli gjermano-gjerman prej dekadash ka qarkulluar si opsion që mund të shfrytëzohet për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë, por asnjë qeveri e mëhershme nuk e ka parë si të favorshëm, me arsyetimet se ky model i mbanë gjallë pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës. Por, meqë për kryeministrin e Kosovës, është i pranueshëm, atëherë për jetësimin e një marrëveshjeje të bazuar në këtë model, pashmangshëm kërkohet konsensusi nacional”, ka shkruar ai në Facebook.

Halitaj duke komentuar propozimin ka thënë Kosova nuk do të njihet de jure nga Serbia, por as nuk do të pengohet në proceset e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë.

Dy partitë opozitare PDK e LDK kanë kundërshtuar vendimin e kryeministrit Kurti për pranimin e këtij plani me arsyetimin se aty nuk flitet për njohje reciproke dhe se i hap rrugë themelimit të Asociacionit.

I vetmi subjekt opozitar nga partitë shqiptare që ka mbështet dakordimin për planin ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat