Mandl për propozimin evropian: E mirëpresim por ka ende shumë rrugë për të bërë

Aktuale

Mandl për propozimin evropian: E mirëpresim por ka ende shumë rrugë për të bërë

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 17:35
Lukas Mandl

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka mirëpritur dakordimin për propozimin evropian në Bruksel.

Mandl tutje ka shtuar se është një hap pozitiv, por që sipas tij, ka ende ka shumë rrugë për t’u bërë.

Ai ka thënë se është momenti për pajtim mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pas 15 vjetësh të pavarësisë së Kosovës, pas një viti të telasheve të Serbisë me lirinë dhe paqen që edhe u zbulua globalisht, ka ardhur koha për një marrëveshje që të hapet rruga drejt pajtimit, njohjes dhe një të ardhme në paqe dhe prosperitet. Ka ende shumë rrugë për të bërë”, ka thënë Mandl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat