Hoti: Çfarë degradimi, nga Shtëpia e Bardhë dialogu ka përfunduar në Shkup

Aktuale

Hoti: Çfarë degradimi, nga Shtëpia e Bardhë dialogu ka përfunduar në Shkup

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 19:41
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë në një status në Facebook se dialogu Kosovë-Serbi ka degraduar.

Sipas tij, nga mundësia për nënshkrim të marrëveshjes finale me njohje reciproke në Shtëpi të Bardhë apo cilëndo qendër të shteteve të Quintit, dialogu ka ardhur në Shkup dhe diskutohet për datat e Asociacionit.

“Çfarë degradimi!”, shkruan Hoti.

“Nga mundësia për nënshkrim të marrëveshjes finale për njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë apo në qendrat e tjera të Quintit, dialogu ka përfunduar në Shkup dhe atë për të diskutuar datën dhe detajet e zbatimit të asociacionit.”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat