Basha: Po ta refuzonte Kurti propozimin, Borrelli do ta fajësonte në konferencë

Aktuale

Basha: Po ta refuzonte Kurti propozimin, Borrelli do ta fajësonte në konferencë

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 21:34
Dimal Basha

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka thënë se po ta refuzonte kryeministri Kurti propozimin evropian, Borrell do të thirrte konferencë për shtyp për ta fajësuar kryeministrin.

Megjithatë sipas tij, edhe pse në këtë rast ishte presidenti serb Vuçiq ai që e refuzoi propozimin, Borrelli i vlerësoi të dyja palët si konstruktive.

Mirëpo kur Vuçiqi e refuzon, edhe pse Borell tha se është dakord, ai prapë ne konferencë tregonte se si të dy palët kanë qenë konstruktive, kur nuk ishte e vërtetë!”, shkroi Basha.

Basha ka shkruar se nuk do të habitej nëse Vuçiq do ta dërgonte kryeministren serbe Bërnabiq për ta nënshkruar marrëveshjen, ashtu sikur “Hashimi bënte me Isën”.

“Megjithatë, kjo është beteja, dhe nuk habitem që Vuçiqi nesër e çon Bernabiqin me nënshkru, që nesër me thanë “nuk e kam nënshkru unë,” njejtë qysh thojke Hashimi për Isën, “nuk e kam nënshkru unë Asociacionin!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat