Sllovena mirëpret “zhvillimet pozitive” mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Sllovena mirëpret “zhvillimet pozitive” mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 22:56
Ilustrim

Ministria e Jashtme e Sllovenisë ka deklaruar se e mirëpret pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për planin e BE-së rreth normalizimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Po ashtu, Sllovenia thotë se është një hap i rëndësishëm ky për përparimin e të dyja shteteve në rrugën drejt BE-së.

“Mirëpresim zhvillimet pozitive mes Serbisë dhe Kosovës që çojnë në normalizimin e marrëdhënieve.

Një hap i rëndësishëm për përparimin e tyre në rrugën drejt BE-së dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Kjo është në interesin tonë strategjik”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat