Bushati: Plani evropian flet për njohje implicite të Kosovës nga Serbia

Aktuale

Bushati: Plani evropian flet për njohje implicite të Kosovës nga Serbia

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 23:07
Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati e ka cilësuar një hap përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, takimin që Albin Kurti zhvilloi dje në Bruksel në presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në “Euronews Albania”, Bushati u shpreh se plani evropian ka disa elementë mjaft pozitivë për Kosovën, ku përmendet reciprociteti, pranimi i integritetit dhe sovranitetit territorial të Kosovës, por edhe për pandryshueshmërinë e kufijve.

“Mendoj që është një hap përpara në një proces të gjatë dhe sfidues që ka lidhje me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi njohur vetëm me tekstin e planit evropian, por ende nuk dimë detajet që duhet të përmbajë aneksi i këtij plani dhe mekanizmi i implementimit.

Plani ka disa elementë mjaft pozitivë, sepse për herë të parë flitet për reciprocitetin, pranohet integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës, për pandryshueshmërinë e kufijve. Natyrisht, njohja e pasaportës kosovare, njohja e simboleve të Kosovës janë elementë që flasin për një njohje implicite”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat