Mustafa publikon pagën e tij, pyet Muratin: Sa e more rrogën ti?

Aktuale

Mustafa publikon pagën e tij, pyet Muratin: Sa e more rrogën ti?

Më: 1 mars 2023 Në ora: 10:35
Mustafa- Murati

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë se e sfidon ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për pagën e tij.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka publikuar pagën e tij që e mori për muajin shkurt të cilën e ka 1 mijë e 208 euro e 42 centë.

Ai e ka pyetur ministrin Murati sa ia ka rritur vetës pagën.

“Hekuran, sa qindra euro ja ke rritë pagën vetes?!”, ka pyetur deputeti opozitar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat