49 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Aktuale

49 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Më: 1 mars 2023 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 49 raste të reja me Covid-19, nga 225 testime sa janë bërë gjithsejtë.

Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person. Ndërsa, janë shëruar 15 persona.

Raste aktive me Covid -19 janë 236.

Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,108, kanë vdekur 3,211 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269,661, njofton Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat