Milazim Krasniqi: Albin, pse nuk është përfshirë në planin franko-gjerman kthimi i artefakteve?

Aktuale

Milazim Krasniqi: Albin, pse nuk është përfshirë në planin franko-gjerman kthimi i artefakteve?

Më: 1 mars 2023 Në ora: 16:24
Milazim Krasniqi dhe Albin Kurti

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka drejtuar një pyetje ndaj kryeministrit, Albin Kurti.

Krasniqi e ka pyetur Kurti se pse në propozimin e BE-së, nuk është përfshirë, kthimi i artefakteve që janë plaçkitur nga muzetë e Kosovës nga forcat serbe.

Ai ka thënë se nëse Kurti nuk e ka shtruar këtë çështje, ka bërë gabim.

Shkrimi i plotë i tij:

ALBIN, PSE NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË PLANIN FRANKO-GJERMAN KTHIMI I ARTEFAKTEVE? Pse nuk është përfshirë në planin franko-gjerman kthimi i artefakteve të plaçkitura nga muzetë e Kosovës në vitet 1998- 1999, nga forcat pushtuese serbe? Kjo çështje ka qenë e adresuar në Planin e Ahtisarit.

Në Aneksin V, neni 6 të Planit të Ahtisarit shkruhet: “Republika e Serbisë brenda 120 ditëve nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje, do t’i kthejë artefaktet arkeologjike dhe etnologjike të cilat janë marrë hua nga muzetë e Kosovës për ekspozim të përkohshëm në Beograd gjatë viteve 1998-1999.” E qartë është që Ahtisari ka gënjyer se goja janë marrë për ekspozitë, kur dihet se ato janë plaçkitur.

(Gjithë ai burrë ka gënjyer në këët rast pa nevojë, vetëm për ta mbuluar turpin e Serbisë!) E qartë që Serbia nuk e ka zbatuar këtë kërkesë, pasi nuk e ka pranuar Planin e Ahtisarit. Prandaj është dashur të adresohej nga Markoni e Sholci, në planin e tyre. Por e kanë injoruar tërësisht këtë çështje e cila i ka elementet e kulturocidit.

Nuk e di a e kanë shtruar si problem Kurti, kur i ka dhënë vërejtjet fillestare në atë plan? Nëse nuk e kanë shtruar atë kërkesë, ka bërë shumë gabim. Nëse Makroni e Sholci e kanë refuzuar, kanë bërë një krim. Kjo çështje është dashur të futej në nenin 7. Artefaktet duhet të kërkohen dhe duhet të na kthehen.Tash njëzet e katër vite artefaktet tona mbahen peng në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat