Kurti: Vuçiqi ka vendosur ta shkel propozimin e BE-së

Aktuale

Kurti: Vuçiqi ka vendosur ta shkel propozimin e BE-së

Më: 1 mars 2023 Në ora: 16:59
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili dje ka thënë se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Kurti theksoi se kjo përbën shkelje të propozimit evropian.

“Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të Artit. 4 të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, ka shkruar ai në Twitter.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka konfirmuar dje se Kosova dhe Serbia e kanë pranuar propozimin evropian pa ndryshime, teksa ka bërë të ditur se bisedimet për zbatimin e saj do të zhvillohen së shpejti.

Ky propozim është publikuar edhe në webfaqen e Shërbimit e Veprimit të Jashtëm të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat