Krasniqi: Dy ditë nga pranimi i marrëveshjen me Serbinë, Kurti nuk e sqaron çka ka pranuar

Aktuale

Krasniqi: Dy ditë nga pranimi i marrëveshjen me Serbinë, Kurti nuk e sqaron çka ka pranuar

Më: 1 mars 2023 Në ora: 17:04
Albert Krasniqi

Analisti Albert Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mostransparencë në procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka bërë me dije se kanë kaluar dy ditë që i pari i Qeverisë ka pranuar marrëveshjen me Serbinë dhe nuk e ka thënë asnjë fjalë për publikun për të sqaruar atë që e ka pranuar të hënën në Bruksel.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kur popullit i duhen informata e kërkon llogari, Kurti është vet populli.

“Kanë kaluar dy ditë prej qe Kryeministri Kurti ka pranuar marrëveshjen me Serbinë - e dy vite që e negocion këtë marrëveshje - dhe asnjë fjalë për publikun për të sqaruar atë që ka pranuar. Kur i duhet të shtyjë përpara interesat partiake, nuk heziton të flas në emër të popullit. Kur popullit i duhen informata e kërkon llogari, ai është vet populli”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat