Pse u kthyen në punë zyrtarët e suspenduar për rastin e vjedhjes së mostrave të Deharit, flet Ministrja

Aktuale

Pse u kthyen në punë zyrtarët e suspenduar për rastin e vjedhjes së mostrave të Deharit, flet Ministrja

Më: 1 mars 2023 Në ora: 18:25
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit. Haxhiu kur u pyet për zhdukjen e mostrave në rastin Dehari, tha se është e gatshme që të shkojë në prokurori sa herë që ftohet.

“Jam e gatshme, kurdo që më thërrasin prokuroria”, tha ajo.

Ministrja Haxhiu tha se zyrtarët e IML-së që janë suspenduar, janë kthyer në punë më pas, për shkak se Prokuroria ka deklaruar që të njëjtit nuk janë të dyshuar, derisa bëri të ditur se gjatë kohës që këta zyrtarë kanë qenë të suspenduar, IML ka qenë e mbyllur.

“Komisioni disiplinor i ka suspenduar katër zyrtarë, po më pas janë rikthyer të gjithë në punë, pasi Prokuroria ka deklaruar që asnjëri prej tyre nuk janë të dyshuar dhe se hetimet po vazhdojnë. Madje në kohën që ata kanë qenë të pezulluar, IML ka qenë e mbyllur ëpr shkak të deficitit të laborantëve dhe toksikologëve. Unë mendoj që vendimi i Komisionit të Ankesave është i padrejtë… Një nga institucionet që kemi më së shumti probleme është IML-ja, në të kaluarën nuk ka pasur ministra që ka bërë reforma… Kur e kemi marrë detyrën e kemi kuptuar që IML ruhet nga një kompani private, ndërsa tash ruhet nga Policia e Kosovës dhe më pas kemi nisur reformat. Ne kemi hasur në rezistencë të vazhdueshme nga punëtorët në IML, por ata nuk do të na zmbrapsin. Letrat e sindikatës së IML-së i kemi trajtuar në vazhdimësi dhe iu kemi kthyer përgjigje. Më pas e kemi kuptuar që nuk kanë vullnet dashamirës për të adresuar problemet dhe pastaj kemi vendosur që mos t’iu kthejmë përgjigje… Unë mendoj që kjo qasje është e papranueshme dhe nuk është as në mandat të sindikatave. Ne e kemi kuptuar që ata nuk kanë qenë as të regjistruar”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat