Salihu: Jam i bindur se Serbia po synon ta dështojë planin franko-gjerman dhe fajin t’ia lë Kosovës

Aktuale

Salihu: Jam i bindur se Serbia po synon ta dështojë planin franko-gjerman dhe fajin t’ia lë Kosovës

Më: 1 mars 2023 Në ora: 18:53
Bekim Salihu

Bekim Salihu, analist politikash në institutin GAP ka thënë se Serbia nuk e do planin franko-gjerman dhe as nuk i konvenon.

Sipas tij ajo po synon ta dështojë këtë plan por në atë mënyrë që ajo të mos shihet si fajtore.

“Qeveria duhet t’i kërkoje Brukselit të organizojë ceremonine zyrtare ku vendoset nënshkrimi i Kosovës në planin franko/gjerman. Jam krejt i bindur që Serbia po synon ta deshtoj këtë plan dhe të mos shihet si fajtore ajo.

Serbia nuk e do këtë plan dhe as nuk i konvenon. Ajo sipas bindjes time po synon gjatë hartimit të aneksit të vendos kërkesa ose interpretime të tilla që per ne do të jene jo të pranushme dhe pastaj të thotë ja shihni kush po e dështon planin”, ka shkruar Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat