Haradinaj: Kurti veçse e ka pranu Asociacionin, duhet të ketë kujdes me statutin

Aktuale

Haradinaj: Kurti veçse e ka pranu Asociacionin, duhet të ketë kujdes me statutin

Më: 1 mars 2023 Në ora: 21:14
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj në “Politiko” ka komentuar pajtimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi lidhur me planin evropian.

Haradinaj, ka thënë se Kurti e ka pranuar Asociacionin dhe këtë e tregon pika e 10 dhe pika e 11 e planit evropian.

“Unë shpresoj që Kurti në ditët e mbetura do të ketë sukses që ta kornizoj e disiplinojë Asociacionin a e dini pse, sepse Kurti e ka pranuar Asociacionin, vetëm shiheni pikën e dhjetë dhe njëmbëdhjetë. Sepse unë po e shoh se krejt vëmendja ka shkuar tek pika 7. Pika e 10 thotë se palët janë të obliguara të implementojnë krejt marrëveshjet e më hershme, pastaj pika e 11 të dyja palët angazhohen të respektojnë aneksin e zbatimit të marrëveshjes, me të cilën veçse janë njoftuar, pra ata kanë rënë dakord për këtë.”, ka thënë Haradinaj.

Ish-kryeministri, ka thënë se Kurti tani duhet të ketë kujdes për kornizimin e statutit të Asociacionit.

“Pika 10 e 11 tregon se jo vetëm se është kryer kjo po edhe janë konfirmuar edhe pjesët e tjera. Pra sipas meje, s’po thom se nuk ka punë se ende statuti nuk është bërë, por shumë aspekte si të kohës janë mbledhur. Për çka duhet të luftoj Kurti e Kosova është që statuti i Asociacionit të mos i dal nga kontrolli. E kisha sugjeru Kurtin që të mos lakmoj në mënyra tjera të dhënies së vetëqeverisjes, të cilat mund t’i dalin më të kqja se sa për atë që është pajtuar.”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat