Gashi: Qasja e gabuar e Qeverisë Kurti e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës në dialog

Aktuale

Gashi: Qasja e gabuar e Qeverisë Kurti e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës në dialog

Më: 1 mars 2023 Në ora: 21:16
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, vlerëson se qasja e gabuar e Qeverisë Kurti e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës në dialog me Serbinë.

“Ajo që mund të shihet dhe mënyra e perceptimit dhe vlerësimit që e ka bërë qeveria është e gabuar dhe kjo e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës. Sot kur Kurti ulet për bisedime si përfaqësues i Republikës së Kosovës, ulet si i hendikepuar për fajin e vet sepse në tryezë diskutimet e para nëse bëhet fjalë për veriun – çfarë kontrollojmë ne në veri?”, u shpreh Gashi.

Gashi, në Rubikon, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qenë kundër shumë marrëveshjeve që ka bërë Kosova ndër vite.

“Që të mos jem akuzativ i drejtpërdrejt, momentumi ndërkombëtar i krijuar në qeverinë e parë Kurti ka qenë që Kosova dhe Serbia të ulen dhe të diskutojnë për marrëveshje finale me njohje dhe ftesa që i ka bërë Trump ka qenë me këtë qëllim.

“Më vonë u krijua një momentum krejt tjetër. Zotëri Kurti ka luajtur rolin obstruktiv që nga viti 2005-2006. Kurti në mënyrën se si e bën politikën dhe diplomacinë është e gabuar. Kurti ka qenë kundër shumë marrëveshjeve si: Marrëveshjes së Rambujesë, Marrëveshjes së Vjenës, Marrëveshjes 2013, kundër Demarackonit”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat