Rritje e pagës nga 12 deri në 40 euro

Aktuale

Rritje e pagës nga 12 deri në 40 euro

Më: 1 mars 2023 Në ora: 21:21
Ilustrim

Disa prej shërbyesve civilë, pagën për muajin shkurt e morën me rritje prej 12 deri në 40 euro.

E kjo lëvizje e pagës  për zyrtarët e administratës publike po vlerësohet si e papranueshme nga përfaqësuesit e kësaj kategorie.

Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, Ali Sefaj, ka thënë që një rritje e tillë nuk kontribuon në mirëqenien e zyrtarëve publik.

E rritje deri në 100 euro kanë pasur punëtorët e arsimit.

Por  kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jashari, shpreson që kjo rritje të jetë edhe më e madhe në të ardhmen.

“Mesatarja në arsimin parauniversitar sillet rreth 100 euro. Përveç pagës, një ngritje është edhe në emër të viteve të shërbimit që është deri në 15 vjet 0.25 dhe më shumë se 15 vjet, vlerësohet me 0.50. Pra kemi një ngritje dikund mesatarisht 100 euro. A jemi të kënaqur, përgjigja është jo, pra kemi pritur më shumë e aq më shumë se ka vite që nuk janë bërë ngritje pagash, mirëpo në situatën në të cilën jemi, nuk kemi bërë reagime te Avokati i Popullit, duke konsideruar se më mirë të kemi një ligj që me shpresë se vlera do të ngritët, sesa mos të kemi fare ligj e të kthehemi në situatën e grevave e protesta. Pra nuk kemi dashtë të kthehemi në pikën zero”, tha Jashari.

Në anën tjetër, deputetja e Lidhjes Demokratike ka thënë se në këtë muaj, rritja prej rreth 400 eurove ka qenë për ministrat e Qeverisë Kurti.

Të martën u janë ekzekutuar pagat punëtorëve të sektorit publik me Ligjin e ri të Pagave i cili u miratua në Kuvend në dhjetor të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat