Sadri Ramabaja godet fort Baton Haxhiun, ja si e quan

Aktuale

Sadri Ramabaja godet fort Baton Haxhiun, ja si e quan

Më: 1 mars 2023 Në ora: 23:49
Baton Haxhiu dhe Sadri Ramabaja

Me gazetarin Baton Haxhiu dhe deklaratat e tij është marrë edhe njeriu i afërt i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja.

Ai madje në një reagim të tij, Haxhiun e quan si sharllatan i lloit të vet.

"Në një intervistë që Baton Haxhiu i kishte dhënë Radios Europa e Lirë në 28 korrik 2007 kishte pohuar se Kosova po shkon drejt tajvanizimit. Kët tezë ai e ripërsëriti sonte në PRESSING. 

Përveç kësaj ai "paralajmroi" shpërfaqje të guerilës serbe në veriun e Kosovës në një të ardhme të afërt...

Se çfarë lidhje ka Tajvani me Kosovën dhe si mund të ngriten paralele mes dy vendeve në fjalë, këtë mund ta bëjë vetëm një sharllatan i lloit të B.H.  

Riktihimi i Baton Haxhiut në tv-të tona po ristarton intensifikimin e luftës speciale [pjesë e lufëts hibride] që pres të thellohet në ditët në vijim, në prag të takimit të BE-së në Ohër më 18 mars 2023.", ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat