Edhe Rrustemi merret me 'pjesëtarin e klubit të shkëmbimit territorial', godet edhe Arbenin e LDK-së

Aktuale

Edhe Rrustemi merret me 'pjesëtarin e klubit të shkëmbimit territorial', godet edhe Arbenin e LDK-së

Më: 2 mars 2023 Në ora: 00:02
Adnan Rrustemi

Edhe deputeti i VV-së Adnan Rrustemi është marrë me një paraqitje televizive të gazetarit Baton Haxhiu, të cilin madje e ka quajtur si pjesëtar i klubit të shkëmbimit territorial me Serbinë.

Por Rrustemi është marrë edhe me Arben Gashin e LDK-së, për të cilin ka theksuar se LDK e ka atë cdo herë për ta djegur kur u vjen puna ngushtë, sikur sonte.

"Sonte në debatet politike pjesëtarët e klubit të shkëmbimit territorial me Serbinë u shfaqën për të thënë asgjënë e re nga klubi i vjetër. Plus Arbeni.

Gashin LDK e ka çdo herë për ta djegur kur u vjen puna ngushtë. Si sonte", shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat