Rasti Brezovica - ky është autosalloni në Prishtinë që u bastis nga shteti

Aktuale

Rasti Brezovica - ky është autosalloni në Prishtinë që u bastis nga shteti

Më: 2 mars 2023 Në ora: 10:32
Foto nga arkivi

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Ferizajt, është duke zhvilluar një aksion policor i cili lidhet me rastin “Brezovica”.

Lajmin e ka konfirmuar Shukri Jashari, kryeprokurori i Ferizajt.

“Sot, është duke e realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëzet e një (21) autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme”.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njëri nga autosallonet gjendet në dalje të Prishtinës, rrugës për Ferizaj, konkretisht në Çakllavicë.

Aksioni është duke vazhduar në qytetin e Prishtinës, Ferizajt dhe Vushtrisë, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajde”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat