Baraliu komenton nenin 7: Serbia po synon “Shtet religjioz brenda shtetit të Kosovës”

Aktuale

Baraliu komenton nenin 7: Serbia po synon “Shtet religjioz brenda shtetit të Kosovës”

Më: 2 mars 2023 Në ora: 11:32
Mazllum Baraliu

Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu ka komentuar nenin nenin shtatë të planit të BE-së, i cili ndër të tjera thotë se “palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

Kësisoj sipas tij, ky është “Shtet religjioz brenda shtetit të Kosovës”. U shpreh se një nen i tillë është pjesa më kancerogjene e marrëveshjes që merret me statusin e Kishës Ortodokse.

“Ndërhyrja e një shteti religjioz në shtetësinë e Kosovës, e cila sipas të gjitha gjasave do të thotë një shtet religjioz brenda shtetit të Kosovës”, shtoi ai.

Gjithashtu, ai theksoi se problematik mbetet edhe formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Ai theksoi se është një ndërhyrje direkte nga Serbia në Kosovë e që siç thotë ai, do të shëndërrohet në një Republikë Serbe.

Pra për Baraliun, kjo do të thotë një tjetër shtet brenda shtetit dhe vendit tonë.

“Pra e kemi Asociacionin, vet qeverisjen territoriale, administrative, një autonomi, pra vet menaxhimin. Nënkupton edhe autonomi territorial që do të thotë shtet në shtet. Pra Serbia me këtë marrëveshje trefish involvohet në shtetësinë e Kosovës dhe e rrezikon atë. Përmes shteti në shtet, vet administrimit, Asociacionit që është një strukturë tjetër”, vijoi ai.

“Pra, ndërhyrja e dytë është sepse ka mundësi që të hyjë kushdo nga komunat tjera, pra këto 10 komuna dhe të tjera por asnjë institucion i Kosovës nuk ka fuqi që ta shpërbëj Asociacionin, do të thotë nëse s’mund ta shpërbësh ajo kalon nga Asociacioni në Republikë, dhe bëhet një republikë tjetër në Kosovë”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat