Deputetët tallen me gjermanishten e Kurtit, ai përdor telefonin për t’ua shpjeguar

Aktuale

Deputetët tallen me gjermanishten e Kurtit, ai përdor telefonin për t’ua shpjeguar

Më: 2 mars 2023 Në ora: 14:54
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit Albin Kurti po raporton në Kuvend lidhur me dialogun me Serbinë dhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Kurti ka folur nocionin “overcome the past” për të cilin ka thënë se përbën një detyrim për palët që të adresojnë të kaluarën e jo të harrojnë atë.

“Ky nocion është konceptualisht dhe lideralisht në orgjinal i quajtur gjermanit  “Vergangenheitsbewältigung”. Tash aksenti im është padyshim jo i duhuri. Po jua lëshoj një audi se si thuhet kjo fjalë në gjermanisht”, ka thënë kryeministri Kurti i cili më pas ka lëshuar një audio se si në fakt shqiptohet kjo fjalë.

Kjo situatë shkaktoi edhe të qeshura në sallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat