Stano nuk komenton deklaratën e Vuçiqit rreth pikës 4

Aktuale

Stano nuk komenton deklaratën e Vuçiqit rreth pikës 4

Më: 2 mars 2023 Në ora: 14:57
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Peter Stano ka refuzuar t`i komentojë deklaratat e presidentit Serb Aleksandar Vuçiq i cili një ditë pasi u pranua propozimi evropian, deklaroi se nuk do ta respektojë pikën 4 e cila parasheh që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

“Nuk do të hyjmë në komentime të secilës deklaratë, apo secilit interpretim në rajon rreth asaj se për çfarë ishin pajtuar liderët. Kjo është shumë e qartë nga teksti“ ka thënë Stano duke precizuar se nga e hëna propozimi evropian u shndërrua në marrëveshje bazë për rrugën drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës e Serbisë.

I pyetur lidhur me mosgatishmërinë e palës serbe që ta nëshkruaj marrëveshje, ashtu siç kishe pohuar kryeministri kosovar, Stano tha se “nuk ishte planifikuar nënshkrimi por diskutimet për propozimin për të cilin u pajtuan të dyja palët se nuk ka më nevojë për diskutime shtesë rreth këtij Propozimi evropian.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se do vazhdojnë angazhimet për planin e implementimit të kësaj marrëveshjeje në mënyrë që të sigurohen hapat konkret në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Ndërkohë, përfaqësuesi i veçantë evropian për Dialog Miroslav Lajçak ka paralajmëruar se takimi i radhës i liderëve do mbahet gjatë muajit mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Burimet e BE-së kanë konfirmuar se ky takim do mbahet më 18 mars. Ndërsa Lajçak pritet që para këtij takimi të vizitoj sërish Prishtinën si dhe Beogradin për t’i bërë përgatitjet lidhur me mbajtjen e takimit të radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat