Drejtori i ATK-së e vizitoi në Prokurorin e Shtetit

Aktuale

Drejtori i ATK-së e vizitoi në Prokurorin e Shtetit

Më: 2 mars 2023 Në ora: 14:58
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim pune Drejtorin Ekzekutiv të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, si dhe përfaqësues të UNDP-së në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua lidhur me platformën për hetime penale mbi të dhënat inteligjente, e cila do të jetë bazë e mirë për parandalimin dhe luftimit e të gjitha veprave penale që ndërlidhen me kompetencat e ATK-së.

“Të dy bartësit e institucioneve u dakorduan që të vazhdojnë përpjekjet për intensifikimin dhe zhvillimin e mëtejmë të kësaj platforme. Për më tepër, ata u pajtuan që të zhvillohet edhe një takim i përbashkët me të gjitha institucionet e zbatimit te ligjit për të diskutuar hapat e mëtejmë në finalizimin dhe zbatimin e kësaj platforme”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Ky aktivitet mbështetet nga Zyra e UNDP-së në Kosovë, projekti SAEK III, të financuar nga qeveria zvicerane dhe ajo suedeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat