Tahiri i PDK-së: Marrëveshja do të na sjellë probleme të mëdha

Aktuale

Tahiri i PDK-së: Marrëveshja do të na sjellë probleme të mëdha

Më: 2 mars 2023 Në ora: 16:25
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar qendrimin e Kryeministrit Kurti rreth dialogut me Serbinë.

Ai ka shprehur dyshimet e tij në zbatimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë duke deklaruar që Presidenti serb ka thënë se nuk do të lejojnë asnjëherë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Tutje Tahiri ka kritikuar edhe nenin 7 të marrëveshjes duke thënë se një strukturë e re e vetëmenaxhimit për komunitetet nuk mund të bëhet, është problematike dhe nuk ka vend në kushtetutë.

Në fund Tahiri ka thënë po ashtu se ky draft i marrëveshjes do të na nxjerr probleme të mëdha në dekadën e ardhshme, duke pamundësuar që të merremi me probleme të brendshme siç është migrimi dhe probleme tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat