Hamiti: Kurti po e pranon me zell Asociacionin që e ka kundërshtuar me dhunë

Aktuale

Hamiti: Kurti po e pranon me zell Asociacionin që e ka kundërshtuar me dhunë

Më: 2 mars 2023 Në ora: 16:44
Muhamet Hamiti

Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti po pranon me “zell” zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Hamiti në Facebook ka shkruar se tash Kurti po e pranon me zell Asociacionin që dikur e ka kundërshtuar me dhunë.

“Po përballet Albin Kurti me të kaluarën e vet.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Po e pranon me zell atë që e ka kundërshtuar me dhunë (‘Zajednicën’), madje më shumë se kaq.

Po përballet Albin Kurti me të kaluarën e vet.

Si populist shembullor, ofronte zgjidhje të thjeshta për probleme të vështira (‘Zajednica nuk kalon!).

Tash po mendon se i zgjidh thjesht me ‘Asociacioni kalon’, duke ua parë për të madhe atyre që ia kujtojnë këtë kthesë 180-shkallëshe në qëndrimet e veta, një prej shumë syresh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat