Ministri Murati: Hera e parë që kemi reciprocitet me Serbinë – s’na njohin, s’i njohim

Aktuale

Ministri Murati: Hera e parë që kemi reciprocitet me Serbinë – s’na njohin, s’i njohim

Më: 3 mars 2023 Në ora: 00:38
Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se reagimi i opozitës lidhur me takimin e 27 shkurtit është i vonë.

“Tri ditë ju ka dashur që t’i përgatisni fjalimet”.

Ai më tej ua ka kujtuar partive që kanë qeverisur në të kaluarën, të cilat tash po ankohen për asociacionin, se janë ato që e kanë miratuar ligjin për financat e pushtetit lokal.

“Aty thuhet se burimet financiare për komunat përbëhen nga të hyrat vetanake, grantet, transferet dhe pika 6; ndihma financiare nga Serbia. Ky është ligji në fuqi që e keni miratuar ju më 2008. Tash është hera e parë që kemi reciprocitet me Serbinë, as nuk na njohin as nuk i njohim”, ka thënë Murati.

Kreu i financave ka theksuar se partitë e tanishme opozitare dikur kanë propozuar amnisti për krimet serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat