Kurti ia bën të qartë opozitës: “Zajednica” nuk ka kaluar në gjykatë e popull, nuk kalon as në qeveri – por ju e keni kaluar

Aktuale

Kurti ia bën të qartë opozitës: “Zajednica” nuk ka kaluar në gjykatë e popull, nuk kalon as në qeveri – por ju e keni kaluar

Më: 3 mars 2023 Në ora: 01:12
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka kaluar në Kuvend, por nuk ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese, nuk ka kaluar as në popull e as në Qeveri.

“Zajednica ka kaluar këtu në kuvend, Zajednica nuk ka kaluar në Gjykatë, nuk ka kaluar as në popull e nuk kalon as në kryeministri e qeveri – por tek ju ka kaluar”, tha Kurti.

Kurti, gjatë fjalës së tij në Kuvend, tha se Beogradi zyrtar gjatë negociatave që nga vjeshta e vitit të kaluar ka insistuar që marrëveshja të bëhet pasi të zbatojmë Asociacionin – por kjo nuk u bë dhe sipas tij është fitore për Kosovën.

“Beogradi zyrtar gjatë negociatave që kemi zhvillu tërë vjeshtën e kaluar dhe këtë dimër insistimi i Beogradit është të bëjmë marrëveshje pasi të zbatojmë Asociacionin dhe kjo nuk u bë – kjo është fitore e jona s’është e imja por e Kosovës dhe qëndrueshmërisë së saj”.

“Ata kanë dështuar me imponu zbatimin e Asociacionit si parakusht, e dyta kanë dashur që asociacioni të jetë në krye të herës së propozimit ose në preambulë ose në nenet 1 a 2, është fjalia e fundit tek neni 10 – i fundi dhe kjo është mirë për Kosovën”, tha Kurti.

Mes tjerash, Kurti, tregoi se cila është marrëveshja më me rëndësi për të në raport me Serbinë.

“E kam listën prej 2 korrikut të vitit 2011 deri më 25 gusht 2015 të gjitha marrëveshjet që janë 20 dhe nëse i marrim dakordimet janë 39 për katër vjet, Asociacioni është ose e 9-ta ose 16-ta dhe marrëveshja për të cilën unë jam i interesuar është kjo për librat kadastral që është marrëveshja e 5 nëse janë 20 dhe e 8-ta nëse janë 39. Pasi Serbia i ka origjinalin e as kopjen s’na e jep”, u shpreh Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat