Lavrov përzihet për Asociacionin, e fajëson Perëndimin

Aktuale

Lavrov përzihet për Asociacionin, e fajëson Perëndimin

Më: 3 mars 2023 Në ora: 12:18
Kryediplomati non-grata rus Sergej Lavrov

Kryediplomati non-grata rus Sergej Lavrov, fajësoi Perëndimin për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përkatësisht mosformimin e saj.

Planin frankogjerman për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Lavrov e quajti “zgjidhje për aneksim të Kosovës”, siç e citoi media boshnjake Klix.

“I njëjti tregim: mashtrimi i serbëve për Asociacionin e Komunave me shumcië Serbe, si mashtrimi i Rusisë në Marrëveshjen e Minskut”, tha Lavrov.

Mes tjerash, kryediplomati rus tha se Perëndimi “nuk do ta implementojë” marrëveshjen frankogjermane të pranuar mes palëve të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat