“A bre Albin, bre Albin”, Rron Gjinovci për Kurtin e Musliun: Dy persona simpatikë

Aktuale

“A bre Albin, bre Albin”, Rron Gjinovci për Kurtin e Musliun: Dy persona simpatikë

Më: 3 mars 2023 Në ora: 12:54
Rron Gjinovci

Analisti dhe moderatori, Rron Gjinovci ka reaguar pas fjalimit që ka mbajtur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu mbrëmë në seancën e Kuvendit.

Ai përmes një postimi në Facebook i ka quajtur simpatikë deputeten Musliu dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Dy persona simpatikë, Ganja si nje legjende dhe Ministri Primar tu kesh me lotë”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

Ndryshe, mbrëmë në seancën e Kuvendit, e cila ka vazhduar nga ora 22:00, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkaktuar të qeshura.

Ajo në foltoren e Kuvendit ka thënë se një kohë Kryeministri Kurti ka pasur kritika për Qeveritë e kaluara që kanë mbajtur seancat vonë.

Musliu gjatë fjalimit të saj ka thënë se Kurti ka kritikuar qeveritë duke thënë se ‘Po mbajnë seanca natën vonë, sepse po tuten nga populli’.

“A pot kujtohet Albin kur vishe edhe i qojshe krahtë si shqiponje në atë kohë, thojshe po mani seanca natën, po tuteni prej popullit, prej kujt po ikni. Çka po bën sot ti Albin?. Dreqi të hangt, nuk e le asnjë qershi pa e hangër”, është shprehur Musliu.

"A bre Albin, bre Albin, mos qofsha në lëkurën tënde", shprehet Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat