Rashit Qalaj: Grevat kanë nisur në Polici, Qeveria i mashtroi me paga

Aktuale

Rashit Qalaj: Grevat kanë nisur në Polici, Qeveria i mashtroi me paga

Më: 3 mars 2023 Në ora: 15:11
Rashit Qalaj

Policët e Kosovës e kanë marrë pagën e muajit shkurt, sipas Ligjit të Pagave që hyri në fuqi para një muaji.

E kjo ka sjell revoltim tek zyrtarët policorë.

Ata në shenjë pakënaqësie kanë nisur edhe grevat.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se përveç Flotës Operative, edhe Stacioni Policor në Drenas ka vendos ta bojkotojë punën.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të zgjidh sa më shpejt këtë problem.

“Sa i përket pakënaqësive të policëve i kuptoj plotësisht pasi që është e papranueshme që policët të mos i marrin shtesat për rrezikshmëri dhe shtesat tjera që iu takojnë. Unë sot kam dëgjuar që një pjesë e stafit civil të PK-së ( flota operative dhe si duket në stacionin policor në Drenas ) kanë filluar një grevë. Unë i bëjë thirrje Ministrisë se Brendshme dhe Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrin hapa urgjent që kjo gjendje e grevave të evitohet sa më shpejt që është e mundur”, deklaroi ai.

Qalaj e ka quajtur mashtrim të Qeverisë, sa i përket deklarimeve që i kanë bërë për pagat e policëve.

“Tani më është publike se ajo çka është deklaruar nga Qeveria, nga Ministri i MPB-së dhe nga Kryeministri i Kosovës e që ka të bëjë me Ligjin e Pagave për policët nuk është e vërtetë. Ata patën deklaruar se pagat e policëve do të ngritën ndjeshëm pra nga 391.90 në 619.50 euro. E vërteta është se policët e patrullës i kanë marrë së bashku me shtesat e rrezikshmërisë dhe punën e natës afërsisht 550 euro ndërsa tani i marrin 30 euro më shumë pra është një mashtrim i madh nga Qeveria”, u shpreh Qalaj.

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro.

Ligji i pagave në Kosovë ka hyrë në fuqi më 5 shkurt të këtij viti.

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18.

Media ka pyetur edhe Policinë e Kosovës por deri në momentin e publikimit të këtij teksti ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Përgjigje nuk kanë dhënë as nga Stacioni Policor në Drenas duke u arsyetuar se nuk mund të flasin rreth kësaj çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat