E ngarkuara me punë e Ambasadës së Kosovës në Izrael viziton Qendrën e Komunitetit Ahmedia në Kababir

Aktuale

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Kosovës në Izrael viziton Qendrën e Komunitetit Ahmedia në Kababir

Më: 3 mars 2023 Në ora: 15:46
Shkëlqesia e Saj Ines Demiri viziton ekspozitën.

Shkëlqesia e Saj Ines Demiri vizitoi Qendrën e Komunitetit Ahmedia në Kababir (Haifa), në xhaminë “Mahmud” të enjten, më 2 mars 2023. Ajo u prit nga Presidenti i Komunitetit Z. Muhammad Sharif dhe Znj. Dua Odeh, Presidente e Organizatës së Grave.

Presidenti Z. Sharif prezantoi Komunitetin dhe aktivitetet e tij në shërbim të njerëzimit dhe përpjekjet e tij për të vendosur paqen në mbarë botën. Më pas u shfaq një film i shkurtër për Kalifatin Islam, i cili përfshinte një hyrje në aktivitetet e Udhëheqësit Botëror të Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedit, (Allahu e ndihmoftë).

Ai prezantoi aktivitetet e organizatës “Humanity First”, e cila u themelua në vitin 1994 nga Udhëheqësi i Katërt i Komunitetit, dhe se si kjo organizatën kishte shtrirë shërbimet dhe aktivitetet e saj në më shumë se 50 vende të botës.

Image
Shkëlqesia e Saj Ines Demiri dhe Presidenti Muhammad Sharif.

Presidenti i nderuari diskutoi rëndësinë e përhapjes e kulturës së paqes dhe refuzimit të dhunës dhe ekstremizmit. Ai vuri në dukje rrezikun e qeverive ekstreme fetare dhe nënvizoi pasojat e padrejtësisë. Më pas, ai i dhuroi Shkëlqesisë së Saj përkthimin në anglisht të librave “Filozofia e mësimeve të Islamit”, “Kriza botërore dhe rruga drejt paqes” dhe “Jeta e Muhammedit”.

Të ftuarit e vizituan edhe në Qendrën “Masroor”, studion Muslim Television Ahmadiyya, ekspozitën dhe xhaminë. Shkëlqesia e Saj shprehu lumturinë dhe kënaqësinë e saj me këtë vizitë dhe pritjen e ngrohtë.

Image
Shkëlqesia e Saj Ines Demiri nënshkruhet në librin e vizitorëve.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat