Lajçak: Mbi tavolinë i kam 16 modele evropiane për Asociacionin

Aktuale

Lajçak: Mbi tavolinë i kam 16 modele evropiane për Asociacionin

Më: 3 mars 2023 Në ora: 17:39
Miroslav Lajçak

16 modele evropiane është duke i shqyrtuar emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Ai nuk i tregoi ato, megjithëse, tha se do t’i ndajë me partnerët dhe do të vendoset për njërin prej tyre. Çka tha tjetër ai në një prej intervistave të para pas 27 shkurtit?

Kosova dhe Serbia tashmë janë pajtuar për propozimin evropian, në një takim që u mbajt të hënën dhe u konsiderua si përparim i madh nga Bashkimi Evropian, e po ashtu, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ceremonia e nënshkrimit, takimi i 18 marsit, Asociacioni e shumë çështje të tjera, u përmenden nga ai në një intervistë për“Atlantic Council”.

Diplomati sllovak për herë të parë ka bërë të ditur se janë duke u shikuar 16 modele për zbatimin e marrëveshjes, për të cilën tha se është obligim ndërkombëtar.

Kemi shikuar modele ekzistuese dhe mund të iu them që këtu në tavolinën time kam 16 modele evropiane, por nuk mund t’i listoj ato. Nuk dua të tregohem se po bëj favor për një palë apo tjetrën.” – tha ai.

Lajçak bëri të ditur se të njëjtat do të diskutohen, dhe se më pas, do të vendoset se cili mund të përdoret në rastin e Kosovës.

Veç kësaj, ai bëri të ditur se “nuk do të krijohet diçka që e bën shtetin e Kosovës më pak funksional”.

“Po i ndajmë këto diskutime me partnerët tanë, dhe ata, do të vendosin se cilin model do ta marrin. Nuk duam të krijojmë diçka që do ta bënte sistemin e Kosovës më pak funksional. Nuk do të krijojmë diçka që nuk ka qenë e krijuar apo e testuar në hstetet evropiane. Roli ynë është që dy shtetet t’i afrojmë pranë Bashkimit Evropian.” – ka bërë të ditur emisari evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat