​Vitia dhe ambasadorin turk diskutuan për bashkëpunimin në shëndetësi

Aktuale

​Vitia dhe ambasadorin turk diskutuan për bashkëpunimin në shëndetësi

Më: 3 mars 2023 Në ora: 19:48
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angili.

Ata diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, thuhet në komunikatë për media.

Në takimin me Ambasadorin e Turqisë, Tunç Angili, Ministri Vitia përveç urimit për detyrën e re e falemnderoi për donacionet e shtetit turk në periudhën e pandemisë, si dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. 

Bëhet e ditur se nga ana e tij, ambasadori Angili e falënderoi ministrin Vitia për mikpritjen dhe ofroi bashkëpunim e shtetit të tij edhe në të ardhmen në sektorin e shëndetësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat