Takimi i 27 shkurtit, Çitaku kritikon ashpër Kurtin: Degradim i plotë i procesit

Aktuale

Takimi i 27 shkurtit, Çitaku kritikon ashpër Kurtin: Degradim i plotë i procesit

Më: 3 mars 2023 Në ora: 20:19
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku dhe kryeministri Albin Kurti

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me dakordimin e tij në Bruksel për propozim evropian ka hequr dorë nga njohja me Serbinë. Sipas saj, ky është degradim i plotë i procesit të dialogut.

Çitaku ka deklaruar në dy vjetët e fundit bisedohet vetëm për rinegocim e marrëveshjeve që janë arritur më parë, ndërsa ka shtuar se procesi i dialogut duhet të përfundojë njëherë e mirë.

“Kryeministri ka hequr dorë nga njohja me ketë marrëveshje. Në preambulë thuhet që të dyja palët do të punojnë për paqe pavarësisht që kanë qëndrime të kundërta për çështje të rëndësishme, siç është çështja e statusit. Kështu që, njohjen për momentin nuk e kemi askund, as në qendër as në periferi. Mirëpo, ndoshta ka ndonjë aranzhman tjetër, nuk mundem me fol për një dokument që nuk e kam parë…”.

“Degradim i plotë i procesit…nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke ne qendër dhe kjo ka qenë konsensual në klasën politike po edhe në shoqëri në përgjithësi. Jemi lodhë nga ky proces, po na konsumon shumë, në vend që të flasim për problemet e përditshme të qytetarëve të Kosovës… Ne që dy vite flasim për rinegocim e marrëveshjeve tashmë të dakorduar që gati një dekadë, në ndërkohë ka qenë një gatishmëri e shprehur nga aleatët tanë kryesorë që të ulemi dhe ta përmbyllim këtë proces njëherë e mirë”, ka thënë nënkryetarja e PDK-së.

Ajo tutje është shprehur se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të “sjelljes së papërgjegjshme” të Kurtit.

“…me sjelljen e papërgjegjshme të kryeministrit, e kemi sjellë një situatë, që ne vend të një marrëveshje gjithëpërfshirëse po e nënshkruajmë një armëpushim, një statut-quo të re dhe dialogun do ta kemi barrë ende”, ka përfunduar Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat