Ahmeti: Nëse një qytetar e mbështet Kurtin, marrëveshja me Serbinë për të është e mirë

Aktuale

Ahmeti: Nëse një qytetar e mbështet Kurtin, marrëveshja me Serbinë për të është e mirë

Më: 3 mars 2023 Në ora: 20:30
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një cicërime në Twitter ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të ndikuar në mendimet e tyre rreth marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga interpretimet e kryeministrit Kurti.

Ai vëren se kjo mënyrë e mendimit e pamundëson një debat të mirëfilltë rreth marrëveshjes, pasi nuk lejon vend për vlerësimin e veçantë të asaj që është duke u diskutuar. 

Kështu, sipas tij, bën që debati të reduktohet në një luftë mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të Kryeministrit, duke mos iu dhënë rëndësi detajeve të marrëveshjes dhe implikimeve të saj për Kosovën dhe rajonin.

"Mendimi i një qytetari të Kosovës për marrëveshjen po bazohet në mendimin e të njejtit për Kryeministrin. Pra në qoftë se e mbështet KM, marrëveshja është e mirë, në qoftë se je kundër KM, marrëveshja është e keqe. Kjo e pamundëson/dobëson debatin e mirëfillltë për marrëveshjen" - ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat