Çitaku i del në mbrojtje Musliut: As nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, Ganja ka fol

Aktuale

Çitaku i del në mbrojtje Musliut: As nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, Ganja ka fol

Më: 3 mars 2023 Në ora: 21:08
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka dal në mbrojtje bashkpartiakes së saj, Ganimete Musliut pas fjalimit në Kuvendin e Kosovës.

Çitaku ka thënë se racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon, dhe sipas saj mund të pajtoheni ose jo me fjalimin e Musiut, por ajo as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë.

“Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon. Mund të pajtoheni ose të mos pajtoheni me atë që ka thënë deputetja Musliu. Mund të pajtoheni e mos pajtoheni me mënyrën si e ka thënë.

Por, Ganimetja as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. Ganja ka fol. Move on.” – ka shkruar Çitaku në Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat