Hamza komenton planin evropian: I humbëm 10 vjet për t’i pranuar marrëveshjet e njëjta

Aktuale

Hamza komenton planin evropian: I humbëm 10 vjet për t’i pranuar marrëveshjet e njëjta

Më: 3 mars 2023 Në ora: 22:08
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se janë humbur 10 vjet për t’i pranuar marrëveshjet e njëjta.

Hamza gjatë një intervistë duke folur për planin franko-gjerman, ka thënë se ka pasur qasje në dokumentet parapake, dhe sipas tij në krahasim më këtë plan që është publikuar nuk ka ndryshim.

“Nëse vijmë me një situatë që nuk ka më të mirë se kjo, shtrohet pyetja pse i humbëm 10 vjet. Nuk është në rregull kur dikush tjetër ta bën draftin. Unë kam pasur qasje në dokumentin paraprak dhe në krahasim me këtë që është publikuar, nuk ka ndryshime. Ky dokument ka qenë merre ose leje.” – ka thënë Hamza në T7.

Kreu i Mitrovicës ka thënë se nuk është e shëndetshme që të sillet në Kuvendin e Kosovës për ratifikim dhe pastaj të krijon situata të papranueshme.

“Nuk është e shëndetshme që të sillet diçka në Parlamentin e Kosovës për ratifikim dhe pastaj të ketë situata të papranueshme.” - ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat