Lekaj: Shtrenjtimi i energjisë elektrike do të jetë një “atak” në xhepin e qytetarëve

Aktuale

Lekaj: Shtrenjtimi i energjisë elektrike do të jetë një “atak” në xhepin e qytetarëve

Më: 4 mars 2023 Në ora: 08:25
Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, konsideron se shtrenjtimi i energjisë elektrike do të jetë një “atak” në xhepin e qytetarëve.

Ai thotë se në kohën kur Kosova përballet me krizë ekonomike, një shtrenjtim i tillë, do të jetë i papërballueshëm për qytetarët.

“Sa i përket shtrenjtimit të rrymës elektrike për konsumatorët, mendoj se kjo është edhe një rëndim shumë për qytetarët. Nëse shkohet me 14 për qind, sa është deklaruar ZRrE-ja, të shtrenjtimit të rrymës atëherë nuk dihet se si do ja dalin qytetarët tanë kur kemi shtrenjtim enorme të artikujve bazik dhe kur kemi shtrenjtim të derivateve të naftës, kur kemi shtrenjtime të tjera dhe kur pagat, ligji për paga që diku 11 deri në 14 deri në 30 euro ka shtesa për shërbyesit civilë”, ka thënë Lekaj për eo.

“Kjo Qeveri i ka mashtruar dhe po i mashtron për çdo ditë qytetarët, prandaj si përfundim edhe shtrenjtimi i rrymës është një atak në xjepin e qytetarëve dhe do t’i varfërojë shumë qytetarët”, thotë Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat