Pritet rrënimi i disa villave e objekteve në Orllan, ja çfarë thonë nga Komuna

Aktuale

Pritet rrënimi i disa villave e objekteve në Orllan, ja çfarë thonë nga Komuna

Më: 4 mars 2023 Në ora: 09:23
Ilustrim

Një aksion i Inspekcionit komunal të Komunës së Podujevës pati nisur në nëntor të vitit të kaluar për rrënimin e disa vilave që janë ndërtuar pa leje.

E ky aksion ka filluar prapë.

Pas një pauze disa mujore, Komuna e Podujevës ka rifilluar rrënimin e vilave në Orllan.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.

Ai tha se deri më tani janë rrënuar shtatë villa, nga tetë sa është vendimi.

“Deri tash janë rrënuar shtatë villa, aksioni do të vazhdojë deri në ekzekutimin e të gjitha vendimeve nga Drejtoria e Inspeksionit për rrënimin e villave pa leje në këtë zonë. Kanë qenë tetë”, tha ai.

Zhitia nuk përjashtoi as rrënimin e objekteve tjera, por që janë në procedura.

“Ka rinisur javën e kaluar dhe do të vazhdojë deri në ekzekutimin e plotë të të gjitha vendimeve. Ka shumë objekte që janë në faza të ndryshme të procedurave”, tha ai.

Çështja e ndërtimeve pa leje ishte bërë arsye që të shkarkohet drejtori i Insepktoratit, Besnik Mulliqi.

Shkarkimi i tij erdhi pas akuzave që i hodhi drejt kryetarit, Shpejtim Bulliqit, që sipas tij e kishte penguar të zbatojë ligjin lidhur me ndërtimet pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat