Hoti për shtrenjtimin e rrymës: Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit!

Aktuale

Hoti për shtrenjtimin e rrymës: Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit!

Më: 4 mars 2023 Në ora: 12:51
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se nga data 1 prill e këtij viti pritet të rritet çmimi i energjisë elektrike derisa nga 1 marsi Trusti Pensional e Banka Qendrore kanë mbetur pa udhëheqje.

Megjithatë sipas Hotit, e rëndësishme është që po vazhdon va;a e 620të e privatizimit.

Hoti këto komente i bëri përmes një postimi në Facebook, ku tha se nga fillimi i këtij viti janë rritur edhe faturat e tatimit në pronë, ndërsa ka një vit që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional.

“Nga 1 prilli rriten për 14% faturat e energjisë.

2. Nga 1 janari janë rritur për 100% faturat e tatimit në pronë për shumë qytetarë.

3. Nga 1 marsi 2.5 miliardë euro të Trustit Pensional nuk ka kush t’i menaxhojë.

4. Nga 1 marsi Banka Qendrore e Kosovës nuk ka Guvernator.

5. Ka një vit që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional: miliona euro shpenzime që bëhen me vendime të Qeverisë pa qenë të parapara në ligjin e buxhetit nuk ka kush t’i mbikëqyr.

Por këto janë kaluese e të parëndësishme.

Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit!

Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!”, ka shkruar Hoti në Fcaebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat