Berisha: Ata që i kanë shërbyer Serbisë, urrejtjen ndaj UÇK-së e kanë detyrë, kurse atë ndaj lirisë – qëllim

Aktuale

Berisha: Ata që i kanë shërbyer Serbisë, urrejtjen ndaj UÇK-së e kanë detyrë, kurse atë ndaj lirisë – qëllim

Më: 6 mars 2023 Në ora: 22:03
Hisen Berisha

“Ata që i kanë shërbyer Serbisë, luftën apo urrejtjen ndaj UÇK-së e kanë detyrë, kurse urrejtjen ndaj lirisë e kanë qëllim”.

Kështu ka thënë Hisen Berisha, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet për përplasjen për Drenicën.

Ai ka thënë se Drenica është vendlindja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Lirisë së Kosovës.

“Drenica dhe Prekazi vërtetë është vendlindja edhe e UÇK-së edhe e luftës për liri dhe sot nuk mund të bëhet kjo lidhje as e kësaj vlere por në kontest të kësaj meqë PDK në ADN-në e vete ka shumicën e UÇK-së, nuk është e mundur të lidhet me Skenderajn dhe Drenicën, sepse ka komuna shumë më të mëdha se kjo si Prizreni, Mitrovica, Ferizaj që janë po ashtu bastion ku ka fituar PDK dhe kjo lidhje nuk qëndron”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, UÇK-në e kanë përbërë njerëz të profile të ndryshme.

“Ka lindur si rezultat i një represioni dhe dhune që ka qenë e përballueshme dhe në një moment i caktuar një grup të rinjsh kanë organizuar veten dhe të tjerët për të krijuar një forcë rezistence”.

“I janë bashkangjitur intelektualë të profileve të ndryshme, që sot janë njerëz të përmasave që kanë çmime të arta në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës, profesorë të ndryshëm, doktorë me emra, gazetarë të ndryshëm, nga të gjitha profilet”.

Siç thotë deputeti nga opozita, eksizton një tendencë për ta lidhur me Drenicën dhe Skenderajn me UÇK-në.

“Tendenca përmes deputetëve individual të fyhet një rreth i tërë nuk është e drejtë por as fyerja e deputetit (nga) nuk është e drejtë. Këto tendenca për t’i detyruar ata të tërhiqen nga e drejta e fjalës, nuk janë të drejta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat