Zyra e BE-së dhe Qeveria ndajnë 45 bursa për studimet master në shtete të BE-së

Aktuale

Zyra e BE-së dhe Qeveria ndajnë 45 bursa për studimet master në shtete të BE-së

Më: 7 mars 2023 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Zyra e BE-së dhe Qeveria e Kosovës ndanë sot 45 bursa për studimet master në shtete të BE-së, për të sapodiplomuarit dhe nënpunës civilë.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog deklaroi se me padurim presin studentët e përzgjedhur të kthehen në Kosovë për të vazhduar punën me atë që kanë studiuar, derisa tha se edhe në këtë drejtim fuqizimi i femrave do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

"Përzgjedhja është shumë konkuruese me provime dhe intervista. Presim me padurim kthimin tuaj në Kosovë. Administrata publike ka nevojë për ju. Shpresoj që të gjeni një vend punë me atë që keni studiuar. Mbi 400 studentë kanë përfunduar këtë program dhe rreth tri janë femra në këtë program. Fuqizimi i femrave do të vazhdojë edhe në të ardhmen", tha Szunyog.

Zv.kryeministri i punëve të brendshme, Bardhyl Dobra u shpreh se ky është një ndër projektet më të rendësishme për Administratën Publike. Derisa shtoi se pas kthimit ata so të sistemohen në institucione te ndryshme lidhur me atë që kanë studiuar.

"Kënaqësia është e veçantë, sepse përpara kam të rinjë të përzgjidhur në mënyrë meritore. Kemi të bëjmë me një projekt që ka të bëjë 100% me të rinjtë. Ky është njëri nga projektet më të rëndësishme për Administratën Publike. Është i rëndësishëm, sepse ai prek nivelin personal dhe shoqëror. Një administratë publike promovon transparencë dhe llogaridhënie. Duke filluar nga viti 2004 nga ky program kanë qenë 360 studentë së paku. Bursistët i pret një përvojë e veçantë. Në kuadër të projektit bursistët do të kenë mundësi që të familjarizohen me administratën publike para se të shkojnë. Pas kthimit ata do të sistemohen në institucione të ndryshme të vendin bazë të asaj që ata kanë studiuar", tha Dobra.

Ekspert i programit YCS, profesor Nikolas Panagiotou tha se është një projekt i rëndësishëm. Sipas tij, në këtë drejtim Evropa tregon angazhimin e saj që ka për Kosovën që të punojë për Adiminstratë Publike.

Nga fillimi që kemi pasur këtë projekt, kemi pas mundësi të ndërtojmë raporte afatgjate. Ky projekt është diçka unike, sepse përfshin sfidë që ka pasur nevojë që të trajtohet. Personat që janë përzgjedhur mendoj se përfaqësojnë më të mirët nga talente që ekzistojnë në Kosovë. Jam i sigurt që të përfshijmë akoma më shumë njerëz në këtë projekt. Është një projekt shumë i rëndësishëm, sepse kështu Evropa tregon angazhimin e saj që ka për Kosovën që të punojë për Administratë Publike. Kjo që kemi arritur brenda kësaj periudhe të shkurtër ka qenë me shumë se një detyrë e vështirë", tha Panagiotou.

Vesa Bujupaj, njëra nga studentet e përzgjedhura për këtë bursë u shpreh e lumtur me mundësinë e ofruar.

"Ky program bursash na ka ofruar një mundësi të rrallë. Programi ka dëshmuar që është një vendosshmëri e BE për të ardhem e Kosovës. Na ka dhënë mundësi që të bëjmë ndryshime në Kosovë. Sot jemi të rrethuar më shumë të rinjë me mendje briliante. Kam kënaqësi që do të jem me studentët tonë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat